Një valixhe me eksploziv është futur deri në avion këtë muaj, pa u kapur fare nga mekanizmat e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Në avion ka mbërritur edhe një person i armatosur dhe një tjetër në sistemin e radarëve, shkruan sot Koha Ditore. Sikur të mos ishin persona që kanë pasur për qëllim të testonin sigurinë në Aeroport, ata do të mundë të kryenin çfarëdo misioni brenda aeroplanit të mbushur me udhëtarë.

Veç kësaj, të merrnin edhe kontrollin e hapësirës ajrore. Kishin funksionuar teknikat e infiltruesve për të futur armatimin në aeroplan duke kaluar makineritë X ray, ose edhe rrezet X, përderisa kishin dështuar të gjitha hallkat e sigurisë në Aeroport

Artikulli paraprakKAPEN DY VËLLEZËR ME FENELINA POLICIE, ARMË E DYLBI
Artikulli tjetërZBARDHEN 16 AMENDAMENTET, JA ÇFARË DO TË KËRKOJË PD NESËR NË KUVEND