Tetë te vrarë nga të shtënat me armë në Misisipi

Tetë persona janë vrarë mes të cilëve dhe një zëvendës shef lokal pas të shtënave në Mississipi të ShBA-ve në mesnatë. Një i dyshuar i quajtur nga mediat lokale si Cory Godbolt, u arrestua të dielën në mëngjes dhe ndodhet në paraburgim. Autoritetet thonë se është shumë herët për të vlerësuar se cili ishte motivi i këtij rasti. Të shtënat përfshinë tri vende në Bogue Chitto dhe Brookhaven në Lincoln County. I dyshuari, duke folur për gazetën lokale Clarion-Ledger pas arrestimit tha se ai ishte “keq” dhe “nuk është i aftë të jetojë, jo pas asaj që kishte bërë”.