Tetë vatra zjarri janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër, Vlorë, Berat, Tiranë, dhe Gjirokastër dhe Fier. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 11 automjete, 21 forca vullnetare si dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR

Vatrat e zjarrit në fshatin Lumzi dhe Lumbardhë në Fushë- Arrëz janë shuar. Shërbimi zjarrfikës, forca të pyjores, vullnetarë të mbështetur nga ajri dhe me helikopterë, pas disa orë punë kanë arritur të shuajnë flakët. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me bredh, pishë dhe lis.

Artikulli paraprakILIR META LARGOHET PËRFUNDIMISHT, DORËZON TESERËN E LSI-SË
Artikulli tjetërNUK KA SHQIPTARË TË LËNDUAR NGA TËRMETI I FORTË NË ISHULLIN KOS