Në Kosovë janë regjistruar 8 humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rezultuan 207 raste të reja me covid.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të rasteve të reja pozitive: 77.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se të enjten janë shëruar 32 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 2,095.

Në Kosovë, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë konfirmuar gjithsej 4,307 raste pozitive.

Në total, sipas IKSHPK-së, janë kryer 26,916 teste.