Në kuadër të muajit tetor, që njihet si muaji ndërkombëtar kundër kancerit të gjirit, Spitali rajonal Shkoder ka ndërmarrë fushatën e sensibilizimit për të gjitha femrat qe ndodhen ne isnitucionet shteterore .Takimi i dites se ejnte u realizua ne ambientet e shkolles “Mati Logoreci” me stafin pedagogjik teksa mjekja onkologe Daniela Bega u kerkoi cdo femre te shkoje te beje cdo egzaminim neser verejne cdo shenje sa me te vogel anomalie.

Pellumb Suka psikolog ne spitalin rajonal u kerkoi te pranishmeve te bejne vizita falas tek dy pikat e mamografise ne shkoder falas.Në Shkoder ka filluar fushata vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit. Nisem e cila do të zgjasë gjatë tërë muajit tetor, ka për qëllim që t’i informojë qytetarët dhe në veçanti gratë.Në kohën kur njerëzimi po ballafaqohet me sëmundje të ndryshme, zbulimi i tyre i hershëm konsiderohet se shpëton jetë. I tillë është edhe kanceri i gjirit, i cili prek në veçanti gratë.Por jo të gjitha gratë kujdesen që të bëjnë ekzaminime në moshë të hershme.