Tetori Rozë ka sjellë në Vau-Dejës një aktivitet sensibilizues në kuadër të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me fokus te rëndësia e kontrolleve të hershme, parandalimi dhe mbështetja për gratë që përballen me këtë sëmundje. Aktiviteti u zhvillua në Qendrën e Artizanëve, nën organizimin e Bashkisë Vau-Dejës, në bashkëpunim me Shoqatën e Artizanëve, Qendrën Shëndetësore Vau-Dejës dhe Landfillin e Bushatit.

Gjatë takimit, vëmendje iu kushtua edhe hezitimit të grave për të folur hapur rreth përvojave të tyre me sëmundjen. Frika, dëshira për të ruajtur privatësinë dhe shqetësimi për familjen mbeten disa nga arsyet që i pengojnë ato të ndajnë shqetësimet dhe të kërkojnë mbështetje.
Mesazhe ndërgjegjësuese përcollën edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Marina Duhani, dhe zv.kryetarja e Bashkisë Vau-Dejës, Aleksandra Gjonaj.

Ato theksuan rëndësinë e informimit, solidaritetit dhe mbështetjes për gratë, duke nënvizuar se kontrollet periodike dhe kujdesi për shëndetin nuk duhet të kufizohen vetëm në fushatat sensibilizuese të muajit tetor.

Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synojnë të nxisin gratë që të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore dhe të kërkojnë ndihmë sa herë që kanë shqetësime. Zbulimi i hershëm, informimi i saktë dhe mbështetja janë mesazhet kryesore të përcjella në kuadër të Tetorit Rozë, me thirrjen që kujdesi për shëndetin të jetë një përparësi gjatë gjithë vitit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“POPULLI FLET ME VOTË” -RAMA PËR PROTESTUESIT: NJË TURMË AGRESIVE QË JASHTËNXIRRET NË KRYQËZIME PËR TË BLLOKUAR TRAFIKUN
Artikulli tjetërVLLAZNIA E LÁSZLÓS TRONDITET NGA VORA, SHKODRANËT MPOSHTEN 2-1