Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në qytetin e Shkodrës u zhvillua një aktivitet sensibilizues me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek gratë dhe vajzat për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore. Gjatë aktivitetit, u shpërndanë fletushka informuese dhe u zhvilluan biseda me qytetaret për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Gratë dhe vajzat pjesëmarrëse theksuan se kontrolli periodik është jetik, duke i këshilluar edhe gratë e tjera të mos neglizhojnë kujdesin për shëndetin e tyre.
Ato shprehën gjithashtu mesazhe shprese dhe solidariteti për të gjitha gratë që po përballen me sëmundjen, duke i inkurajuar të mbeten të forta dhe të mos humbin besimin në shërim.
Ky aktivitet vjen si pjesë e nismave që zhvillohen çdo tetor në mbarë botën për të përçuar mesazhin se “Parandalimi shpëton jetë” dhe se çdo grua duhet të kujdeset për veten.

Artikulli paraprakMAKINA PERPLAS PËR VDEKJE KËMBËSORIN
Artikulli tjetërRRITEN ÇMIMET E BANESAVE NË SHKODËR