Këngët shkodrane të artistëve të ansamblit të qendrës kulturore “Pjeter Gaci” u interpretuan në Tetovë, qyteti shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Në këtë mbrëmje kryetarit të bashkisë Shkodër Bardh Spahia iu dorëzua në mënyrë simbolike Çelësi i Ardhmërisë së Tetovës ndërsa më parë mes këtyre dy qyteteve u nënshkrua një memorandium bashkëpunimi në shumë fusha.

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia tha se Tetova dhe Shkodra janë dy qytete simbol të shqiptarisë që po afrohen më shumë me njëra-tjetrën.

Kryetari i Komunës Tetovë Bilall Kasami u shpreh se bashkëpunimet me Shkodrën do të thellohen në të ardhmen.

Koncerti në Tetovë me këngët shkodrane u quajt “Nata Shkodrane”, e cila erdhi nën moton “Të festojmë në vendlindje” ndërsa përveç qendrës kulturore “Pjetër Gaci” dhe artistit Mirush Kabashi të ftuar ishin edhe kori “Nexhmije Pagarusha” të cilët dhuruan një mbrëmje artistike të veçantë për tetovarët.

 

Artikulli paraprakPUSHUESIT: PLAZHET PUBLIKE I ZË PRIVATI
Artikulli tjetërAKSHI: SOT, 10 ORË OPERACION MIRËMBAJTJE NË FAQET QEVERITARE ONLINE!