Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme në Niko Dovana. Takimi i javës së 31-të të kampionatit shqiptar me Kukësin përfundoi 4-1. Takimi ishte i luftuar deri në sekondën e fundit, por në fund ata që mund të festojnë janë ekipi pritës.

13 minuta do mjaftonin për avantazhin e ekipit durrsak. Do ishte Rubin Hebaj që me anë të një goditje me kokë do zhbllokonte takimin.

Kuksianët do vendosnin ekuilibrat në të 3-5tën. Musta do dilte i vetëm përballë portierit dhe do gjente vetëm shtyllën me gjuajtjen e tij, por nuk do toleronte në tentativën e dytë.

Aksion model i djemve të Arapit në minutën e 53-të. Daci dërgon një top tejet interesant nga krahët dhe sërish Hebaj do “tundtte rrjetën”.

Fati i takimit do të vulosej nga Daci. Daci do tregonte klasin e tij, me një parabol. Në fund, do kishte kohë edhe për një gol të Hebaj, me shkodranin që do plotësonte Hattrick.
Kështu, Teuta është e shtata me 39 pikë. Kukësi renditet në vendin e katërt me 46 pikë, me këtë disfatë që e largon nga vendi i 3-të që të çon në Europë.

Artikulli paraprakZELENSKY PARALAJMËRON NDËRPRERJE TË BISEDIMEVE ME MOSKËN: TRUPAT RUSE KANË KRYER MIZORI. NUK MUND TË FLASIM NDËRSA UKRAINASIT…
Artikulli tjetërMINISTRI I JASHTËM RUS: NUK MUND TË KETË “FITUES” NË NJË LUFTË BËRTHAMORE