Ka përfunduar në raundin e dytë aventura e Teutës në Ligën e Europës. Skuadra durrsake u mund në shtëpi… nga Granada. Që në fillim kishte pa shpresa, por ato u shuan shumë shpejt për të besuarit e Edi Martinit, që u ndëshkuan që në minutën e pestë. Roberto Soldado ndali topin në rrjetë për epërsinë e spanjollëve. Për reagimin e të zotëve të shtëpisë as që bëhet fjalë, ndërsa Granada dyfishoi shifrat në minutën e 10-të. Këtë herë ish-sulmuesi i kombëtares shërbeu për Kenedy që kaloi sërish portierin Frashëri.

Miqtë vranë garën që në pjesën e parë, kur Herrera shënoi edhe golin e tretë në të 31-ën.
Fraksioni i dytë nisi në të njëjtën minutë. Menjëherë pas rikthimit në fushë, Granada plotësoi “pokerin” me golin e dytë personal të Herrera.

Të dorëzuar përfundimisht, durrsakët mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Fabjan Beqjas në të 80-ën. Në këtë mnyrë, Teuta largohet nga Europa, teksa sipas të gjitha parashikimet në raundin tjetër do të luajë Granada.

Artikulli paraprakBLLOKOHEN NË HAN TË HOTIT 636 MIJË PAKETA CIGARE KONTRABANDË
Artikulli tjetërARRESTOHEN KATËR TË DYSHUAR PËR KONTRABANDË ME EMIGRANTË NË KOSOVË