Durrësi në delir! Teuta shpallet për herë të dytë kampione e Shqipërisë. Fitorja e sotme 6-1 ndaj Apolonisë ka vulosur titullin për “djemtë e detit”, të cilët kishin plot 27 vite që prisnin të merrnin trofeun më të rëndësishëm në vend.

Dejvi Bregu ka qenë heroi i ndeshjes së sotme, me tri gola që vulosën titullin dhe gjithashtu e shpallën kryegaolshënues të Superiores. Lorenco Vila, kapiteni Renato Arapi dhe Sebino Plaku në fund plotësuan triumfin e thellë, aq sa i duhej Teutës për të mos u dëmtuar aspak nga fitorja 2-0 e Vllaznisë ndaj Laçit. Goli që shkurtoi porivizorisht shifrat nga Redon Mihana për Apoloninë u duk sikur tronditi durrsakët, por gjithsesi sot ishte dita e tyre dhe nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren.

Fierakët u munduan t’ua bënin të vështirë durrsakëve, por nuk kishin forcën e duhur, në një kohë që e mbyllën me 9 lojtarë pas kartonëve të kuq të mbrojtësve Serjan Repaj dhe dhe Elion Sota në pjesën e dytë. I pranishëm gjatë gjithë ndeshjes në Durrës ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili dorëzoi edhe trofeun e kampionit. Teuta do të marrë pjesë tashmë në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Artikulli paraprakPADIA E VOLTANA ADEMIT NË ‘KUSHTETUESE’ PËR ZGJEDHJET LOKALE, SEANCA E PARË CAKTOHET MË 23 QERSHOR
Artikulli tjetër“JO, DO TË THOTË JO”! AMBASADORJA YURI KIM REAGON PËR PËRDHUNIMIN E 15-VJEÇARES NË MIRDITË: TË DËNOHEN AUTORËT!