Teuta kthehet te fitorja në ndeshjen e parë të javës së 19-të të Superligës. Skuadra durrsake nuk i lejoi vetes të tjera supriza, duke mundur 2-0 Skënderbeun. Të zotët e shtëpisë të drejtuar nga Edi Martini dominuan me lojë dhe raste, por edhe një herë vuajtën finalizimin.

Gjithsesi, në pjesën e parë Emiljano Vila shënoi golin e epërsisë. Për të vulosur fitoren, durrsakët pritën deri në minutën e katërt shtesë, kur Karabeci dyfishoi shifrat. Me këtë sukses, Teuta ngjitet në vendin e dytë të renditjes, ndërsa tani pret rezultatet e rivalëve direktë që zbresin në fushë të shtunën.