Teuta e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në Champions League. Për llogari të fazës së parë kualifikuese kampionët e Shqipërisë janë poshtëruar 0-4 nga moldavët e Sheriff Tiraspolit.

Në Niko Dovana ndeshja që u zhbllokua që në minutën e 15 nga Henrique, i cili realizoi një tjetër gol në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë moldavët shenuan edhe dy herë të tjera me Traore dhe Casteneda. Javën e ardhshme Teuta do luajë ndeshjen e kthimit në Moldavi, por duke parë këtë rezultat objektivi për të kaluar në fazën tjetër është i pamundur.

Artikulli paraprakKRIMI TRONDITËS NË GLYKA NERA, ZBULOHET PERSONI I TRETË QË NDËRHYRI MES BABIS DHE CAROLINËS, HETIMET MARRIN KTHESË TË FORTË
Artikulli tjetërDANIMARKA “HESHT” UEMBLIN, DAMSGARD “SHKUND” RRJETËN ME NJË GODITJE DËNIMI, ANGLIA BARAZON 9 MINUTA MË VONË ME NJË AUTOGOL TË KJAER