Pas fitores ndaj Egnatias, Vllaznia udhëton drejt Durrësit për t’u ndeshur me Teutën vendase për javën e pestë të kampionatit shqiptar të futbollit. Në konferencën për shtyp, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç, tha se ekipi i tij duhet të bëjë të njëjtën paraqitje si ndaj Egnatias, ndërsa shtoi se fokusi është që në çdo ndeshje Vllaznia të marrë pikët maksimale.
Brdariç foli edhe për rikthimin e mesfushorit Amir Kahrimanoviç, i cili vjen nga dëmtimi.
Sfida Teuta-Vllaznia do të luhet të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Niko Dovana”.