Vllaznia pas humbjes me Tiranën do të ketë përballjen e radhës me Teutën në transfertë. Në prag të kësaj ndeshje drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati deklaroi se është analizuar gjatë humbja me Tiranën e kuqebluve por edhe kriza momentale e rezultateve me qëllimin për ta kaluar këtë situate.

Transferta me Teutën sipas drejtorit të Vllaznisë Djarmati nuk është një ndeshje vendimtare për të ardhmen por është një përballje ku kërkohet një rezultat pozitiv në mënyrë që skuadra të ruaj vendin e parë dhe të kalojë momentin e vështirë. Sa i përket objektivave kryesore mbetet dalja në Kupat e Europës.

Drejtori Djarmati nuk ka frikë nga ndonjë aleancë e mundshme në Superligë nëse ka por thotë se gjithsesi klubi shkodran duhet të tregojë kujdes në çdo situatë.

Vllaznia tashmë është katër pikë larg teksa mban vendin e parë në renditje ndërsa ndaj Teutës është një sfidë e vështirë përballë një rivali direkt dhe një ekipi që drejtohet nga shkodrani Edi Martini i cili i njeh mirë kuqeblutë.