Në prag të ndeshjes me Teutën që Vllaznia do ta ketë në transfertë trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz shprehet e gjithë skuadra është gati dhe tashmë pas atij rezultati pozitiv në Kupë ndaj Flamurtarit ajo që kërkohet është një fitore edhe ndaj durrsakëve në transfertë.
“Vllaznia është gati, të gjithë lojtarët po ashtu, vetëm Shtubina ka kartona.

Kemi lujtur dy herë me Teutën dhe kemi marrë dy barazimi dhe e shikoj prap sio skuadër të mirë. Kanë dy tre lojtarë të mirë dhe është me rëndësi që lojtarët e mi t’i mbulojnë mirë këto dy-tre lojtarë. Pas ndeshjes së Kupës kemi zhvilluar dy tre stërvitje por vazhdojmë që të kemi probleme me fushën.

Jemi të përqëndruar tek kjo ndeshje sepse është një takim shumë i rëndësishëm për ne sepse më pas kemi dy përballje në shtëpi dhe na duhen pikët edhe jashtë sepse humbja me Tiranën por mua është si barazim dhe duhet që të përqëndrohemi për vazhdimësinë. Kemi objektiv edhe Kupën dhe duam të shkojmë në gjysëmfinale por tani kemi ndeshje me shumë rëndësi me Teutën dhe do bëjmë maksimumin për të marrë pikë jashtë. Kam parë që Teuta ka disa probleme dhe ne do mundohemi t’i shfrytëzojmë. Në Durrës më pëlqen që të fitoj”.

Përballja me një trajner si Edi Martini që drejton Teutën por njeh shumë mirë edhe Vllazninë për trajnerin e kuqebluve Jonuz nuk është një problem.

“Përballja me Edi Martinin si trajner i Teutës nuk ka problem sepse në fushë luajnë lojtarët jo trajnerët. Ne mundohemi tek ana taktike dhe në fushë janë lojtarët. Kam 6 muaj këtu dhe i njoh gjithë trajnerët dhe gjithë lojtarët”.

Trajneri Jonuz thotë se portieri Sherri do të vijojë që të jetë rezervë dhe se kjo është normale sepse Vllaznia ka në përbërje 25 lojtarë profesionistë.

“Sa i përket Sherrit kam 25 lojtarë dhe për mua janë të gjithë njësoj. Nëse Sherri vazhdon që të luaj mirë për mua s’ka problem. I rëndësishëm është vetëm rezultati. Sherri nuk do të luaj me Teutën dhe do vijojmë me Laçon, portieri i dytë i cili zhvilloi një lojë të mirë me Flamurtarin. Nuk e di nëse është mërzitur apo bërë nervoz Sherri sepse jemi profesionistë dhe nuk jam në kokën e askujt. I rëndësishëm mbi të gjitha është rezultati”.

Vllaznia do të luaj ndaj Teutës për kampionat ndërsa shorti i ka vënë përballë këto dy ekipe edhe në Kupën e Shqipërisë në takimet çerekfinale.

Artikulli paraprakMACRON JEP ‘DRITËN JESHILE’ PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE ME BE PËR SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT: NËSE RAPORTI I KE ËSHTË POZITIV EDHE NE JEMI GATI
Artikulli tjetërPAKO POSHTË MAKINËS ADMINISTRATORIT TË VLLAZNISË,DYSHOHET PËR LËNDË PLASËSE