Një oficer policie ka qëlluar për vdekje një student në Universitetin e Teksasit, i cili ishte i armatosur me sopatë dhe po kërcenonte sigurinë e studentëve të tjerë. Sipas presidentit të univerisitet Neal Smatresk i dyshuari ishte shfaqur me sopatë jashtë në oborrin e universitetit dhe autoritet policore qëlluan pasi ai nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar. Viktima u identifikua si Ryan McMillann 21 vjec .

Ai humbi jetën në spital  si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua nga policia. “Kjo është një ngjarje tragjike që na trishton si komunitet universitar,” shkroi presidenti i Univeristetit të Teksasit, duke i shprehur ngushëllimet familjeve, prindërve dhe individëve të përfshinë nga ngjarja. Sa i përket oficerit të policisë që qëlloi mbi agresorin, ai ndodhet në pushim administrativ, ose pezullim të përkohshëm deri në zbardhjen plotë të ngjarjes pas përfundimit të hetimeve. Policia amerikane ka hapur një debat të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi mnëyrën e operimit të tyre, ku shpesh here është venë në dyshim se ata veprojnë me standarde të dyfishta në bazë të ngjyrës apo racave të ndryshme ne vend.