Maturantët në Tiranë, Durrës e Shkodër kanë dalë për të protestuar për vështirësinë e provimit të matematikës duke thënë se teza ishte e formuluar gabim dhe me tendencë dhe se një notë e keqe do të penalizojë të ardhmen e tyre për degën që duan.

Në Tiranë maturantët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit , të cilët janë ulur në rrugë dhe me pankarta nëpër duar protestojnë në rrugë.

Maturantet shprehen se ka pasur një formulim të gabuar të tezes nga ministria dhe sistemi i pikëzimit ka qenë ndryshe nga sa i është shpjeguar atyre. Ato shprehen se gjithçka është bëre me tendence nga ministria.

Pak më herët Qendra e Shërbimeve Arsimore në një deklaratë për mediat, tha se teza e provimit nuk kishte asnjë gjë jashtë programit mësimor, ishte e nivelit mesatar dhe se nxënësit e mirë nuk kanë pasur asnjë vështirësi.