Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar me një apel besimtarëve myslimanë duke iu kërkuar që kësaj here ta kalojnë Festën e Kurban Bajramit me distancë fizike dhe duke ruajtur shëndetin e të tjerëve.

Thaçi thotë se gjithherë Kurban Bajrami është festuar bashkarisht, por kësaj here prej pandemisë kjo gjë nuk është e mundur.

Edhe një herë Thaçi uron besimtarët myslimanë për këtë Festë.

STATUSI NGA HASHIM THAÇI

Një festë me shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin qoftë ky Kurban Bajram. E kemi kaluar gjithherë të bashkuar, por në këto ditë të vështira nëpër të cilin po kalon populli ynë dhe tërë bota për shkak të pandemisë, këtë herë duhet ta kalojmë duke e ruajtur distancën fizike dhe shëndetin e më të dashurve tanë. Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë! HTH 🙏🏽