Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave aktoret shqiptare Tinka Kurti e Margarita Xhepa dhe Kryetaren e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, Zenepe Luka.

Hashim Thaçi, priti një delegacion të Fondacionit, ku i ka falenderuar për vizitën në Kosovë dhe u ka shprehur mirënjohje për të arritjes e secilës anëtare në fushat përkatëse. “Ky fondacion tregon më së miri për marrëdhëniet e lira kulturore që sot mund të zhvillohen në mbarë hapësirat e banuara me shqiptarë”, u shpreh presidenti Thaçi. Ndërsa, Kryetarja e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, Zenepe Luka, duke folur për aktivitetin e këtij fondacioni, ka thënë se janë munduar gjithnjë të promovojnë kontributin e gjithanshëm të gruas shqiptare në fushën e kulturës, shkencës, artit dhe shoqërisë.

“Fondacioni ka degë të shumta në mbarë trojet shqiptare”, ka thënë ajo. Për kontributin e tyre në kuadër të këtij fondacioni, aktoret Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa, si dhe kryetaren e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, Zenepe Luka, presidenti Thaçi i ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSEKUESTROHET 1 TON MARIJUANË, DESTINACIONI FINAL TURQIA
Artikulli tjetërMAKINA DEL NGA RRUGA, HUMB JETËN 23-VJEÇARJA