Politika shqiptare reagon pas dorëheqjes së Hashim Thaçi sepse Haga i konfirmoi akt-akuzën.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe dorëheqjen dhe njoftoi se Gjykata e Hagës i ka konfirmuar akt-akuzën për krime lufte ndaj tij.

“Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, shkruan Rama.

Pasi presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqjen sepse iu konfirmuar nga Haga akt akuza, vjen reagimi i presidentit Ilir Meta.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.

Vlerësimi i aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të ndihmuar ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër konfirmohet edhe në kalimin e kohës.

Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë aftësi dhe unitet, në interesin më të mirë për një kombëtar”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakDORËHEQJA E HASHIM THAÇIT, VJOSA OSMANI MERR PËRKOHËSISHT POSTIN E PRESIDENTIT TË KOSOVËS
Artikulli tjetërSHKODËR, TROTUARET “PENG” I TREGTARËVE AMBULANTË