Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar datën e propozuar për takim nga Albin Kurti, më 6 janar.

Në një konferencë për mediat Thaçi përcaktoi edhe orarin, duke thënë se takimi për mandatin e kryeminisrit për krijimin e qeverisë do zhvilohet në orën 15:00.

“Mirëpres faktin që pas ftesës së 3-të, Kurti ka pranuar dhe i është përgjigjur. Në ditën që është menduar nga Kurti, e pres në zyrën time në orën 15:00. Kështu që mirësevjen në ditën që e ka propozuar në orën 15:00,”- tha presidenti kosovar.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje refuzoi tre herë festën e presidentit Hashim Thaçi.
Më 30 dhjetor ai tha se e kishte të pamundur të takoheshin më 31 dhjetor dhe propozoi një takim për 6 janar, datë që u pranua nga Presidenti.

Artikulli paraprakTENTOI TË KALOJË KUFIRIN ME PASAPORTË TË VJEDHUR, KAPET I KËRKUARI PËR PLAGOSJE
Artikulli tjetërAKSIDENTET 2019, NUMËR REKORD VIKTIMASH NË RRUGË, 203 PERSONA NË 11 MUAJ