Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin sot para Gjykatës në Hagë. Sot do të mbahet konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Deri më tani, të akuzuarit kanë pasur akuza për Prokurorin e çështjes, sipas së cilëve po dëmton punën e avokatëve. Shkak është bërë data e publikimit të dokumenteve të nevojshme për mbrojtjen.

Sipas prokurorit Smith, këto dokumente nuk duhen publikuar më parë se 3 muaj nga nisja e gjykimit, me argumentin se po mbrohen dëshmitarët, gjë që për avokatët “janë gjepura” që po bëhen me qëllim. Ato i duan këto dokumente sa më shpejt që të bëjnë mbrojtjen.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin akuzohen për krime lufte.

Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.