Thatësira e tejzgjatur dhe temperaturat e larta gjatë këtij viti kanë dhënë ndikim negativ në sektorin e bujqësisë në Lezhë. Një nga kulturat e prekura është edhe shega, frut karakteristik i kësaj zone, ku mungesa e reshjeve dhe i nxehti kanë shkaktuar dëmtimin e prodhimit, duke sjellë plasjen dhe kalbjen e frutave. Pasojat e kësaj situate po ndihen drejtpërdrejt nga fermerët, të cilët po përballen me humbje të konsiderueshme dhe vështirësi për të siguruar të ardhurat nga puna e tyre.Nik Gilaj, ne fshatin Zejmen është një prej të prekurve nga kjo situatë.

Ai kultivon shegë në një sipërfaqe prej 12 dynymësh, me rreth 1 mijë rrënjë, por pavarësisht investimit dhe punës së vazhdueshme gjatë vitit, prodhimi këtë sezon është dëmtuar, duke i shkaktuar vështirësi ekonomike.

Në kushtet kur bujqësia mbetet një burim i rëndësishëm jetese për shumë familje në zonat rurale, dëmet e shkaktuara nga thatësira rikthejnë vëmendjen te nevoja për mbështetje ndaj fermerëve dhe masa që mund t’i ndihmojnë ata të përballojnë humbjet e shkaktuara nga fenomenet klimatike.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, PO TRANSPORTONTE 6 EMIGRANTË, ARRESTOHET 21-VJEÇARI NGA AZERBAJXHANI
Artikulli tjetërVENDI QË ZË LETËRSIA TEK TË RINJTË