Është organizuar ditën e sotme tryeza e rrumbullakët me temë “Integrimi socio – ekonomik I të rinjve vulnerabël”. Kjo tryezë u organizua nga “The Door”, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në kuadër të projektit “Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve”.

Drejtuesi ekzekutiv i “The Door”, Kastrio Faci tregon se ky aktivitet organizohet për herë të parë në Shkodër ndërsa vlerëson rëndësinë e kësaj tryeze të rrumbullakët që bëri bashkë përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe të shoqërisë civile.

Eliverta Asllani, menaxhere e projektit YEEP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri thekson se qëllim kryesor mbetet forcimi i të rinjve në fushat sociale dhe ekonomike.

Nga ana tjetër, Naureda Bajraktari, eksperte për zhvillimin socio-ekonomik të të rinjve ngre disa problematika më të cilat përballen të rinjtë në ditët e sotme.

Kjo tryezë e rrumbullakët ka për qëllim diskutimin dhe mbledhjen e rekomandimeve për çështje që lidhen me integrimin socio – ekonomik të të rinjve vulnerabël dhe prezantimi I rekomandimeve të mbledhura nga konsultimet e zhvilluara me të rinjtë mbi çështjet e punësimit dhe politikave rinore. Projekti financohet nga Ministria Gjermane dhe Fondacioni Gjerman.

Artikulli paraprakSHENDETI – 26.05.2021
Artikulli tjetërSHKODËR, KONCERTI I DIPLOMËS NË SHKOLLËN “PRENK JAKOVA”