Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine për disa kohë, por këtë vit operatorët turistikë parashikojnë se ajo do të bëhet një destinacion kryesor pushimesh për britanikët, pas një rritjeje të rezervimeve këtë janar, shkruan Rachel Hall për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”. Interesi në vend është rritur gradualisht gjatë dekadës së fundit, pasi ai është hapur ngadalë pas një diktature që përfundoi në 1990.

Operatorët turistikë kanë parë një rritje të dukshme të rezervimeve për vitin 2022, ndërsa Shqipëria zgjeron apelin e saj për njerëzit që kërkojnë plazhe të bukura dhe peizazhe si edhe kulturë dhe histori interesante me një çmim më të ulët se destinacionet fqinje.

”Shqipëria është një nga ato destinacione të vogla dhe të larmishme që mund të ofrojë pak nga gjithçka për këdo, njësoj si Mali i Zi apo Sllovenia”, thotë Tine Murn, bashkëthemelues i ”Neë Deal Europe”, një agjenci marketingu për turizmin ballkanik.

Ai shton se Shqipëria pretendon për një gjë të tillë sepse ajo është një “perlë e pazbuluar mesdhetare” dhe “ende përcjell një ndjesi ekzotike. Kjo është veçanërisht tërheqëse për momentin, pasi njerëzit hezitojnë të udhëtojnë në distanca të gjata për shkak të pandemisë, dhe jo vetëm sepse Shqipëria ka pasur shkallë shumë të ulët të infektimit me Covid-19 dhe nuk ka pasur kufizime për pjesën më të madhe të pandemisë”, thekson ai.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, MESHA E SALIKIMIT PËR DOM GJERGJ SIMONIN
Artikulli tjetërRRËFIMI I RRALLË I ARQIPESHKËVIT TË SHKODRËS!