“The Revenant” ishte fituesi i madh i çmimeve BAFTA, ceremoni që u mbajt të dielën në mbrëmje, në Londër.

Filmi me protagonist Leonardo DiCaprion mori çmimin e filmit më të mirë, regjisorit më të mirë (Alejandro G. Inarritu) dhe aktorit më të mirë protagonist. Filmi mori edhe çmimet e kinematografisë më të mirë dhe zërit më të mirë, duke e çuar në 5 numrin e çmimeve BAFTA. Me 4 çmime e mbylli mbrëmjen filmi “Mad Max: Fury Road”. Ky është çmimi i parë BAFTA për Leonardo DiCaprion, i cili ka qenë i nominuar 3 herë më parë, por kurrë nuk e ka fituar. Ai mundi konkurrencën e Eddie Redmayne (The Danish Girl), Bryan Cranston (Trumbo), Matt Damon (The Martian) dhe Michael Fassbender (Steve Jobs). Ndërkohë, në datën 28 shkurt do të mbahet ceremonia e çmimeve Oscar.

Artikulli paraprakVOA: KERRY NË SHQIPËRI PËR TË STREHUAR MUXHAHEDINË
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA MBËSHTET SIPËRMARRJET PRIVATE SHQIPTARE