KANCELARJA GJERMANE ËSHTË PËRZGJEDHUR SI NJERIU QË MUND TË BËJË HISTORINË.Për gazetën britanike me shumë influencë ‘The Times’, personi i vitit 2014, nuk mund te ishte tjeter veç Angela Merkelit.  

Kancelarja gjermane ia ka dalë të profilizohet si gruaja e pushtetshme që ndërmjetëson në kohën e krizave më të vështira në botë, e ka rikthyer perëndimin tek vlera e tij themelore, ndersa vendin e vet e mban te fortë ne pozitat e motorit ekonomik te Europes.  Në 12 muajt e fundit institucionet e pas luftës si NATO, BE dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara treguan se nuk janë të afta për t’i bërë ballë krizave si ajo e Ukrainës dhe terrorit të xhihadistëve. Nje lidere e admirueshme per forcen dhe logjiken. Njeriu qe ne shume ore bisedimesh direkte ndërmjetësuese me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin i tregoi kufijte ambicieve të tij. Ne fakt, gjetja e nje zgjidhjeje per Ukrainen ka qene nje prej angazhimeve me te rendesishme te kancelares per kete vit. Gjermania eshte shfaqur teper aktive ne ndermjetesimin mes paleve e sidomos në ruajtjen e dialogut brenda grupit te kontaktit. Por nuk eshte vetem kjo per te cilen e lavderon aq shume gazeta konservatore britanike. ‘The Times’ gjen tek Angela Merkel merita për kthimin e perëndimit në vlerat e tij dhe ndergjegjesimin se përse ia vlen të luftosh. “Zonja e domosdoshme”, siç e quan ajo, eshte personi i vitit 2014 per shkak te refuzimit per t`u nxituar dhe nuhatjes per ate çfare vlen ne nje bote te rrezikshme.