“Bashkia Shkodër nuk ka kapacitetet e duhura për të mbajtur të hapur rrugën e Thethit në Dukagjin ndaj edhe ka qëndruar e bllokuar”.

Kjo është deklarata e shefit të emergjencave civile Shemsi Prençi. Kreu i emergjencave deklaroi se do ndërhyhet për të mundësuar hapjen e aksit rrugor në Theth duke qenë se bashkia nuk ia arriti. Përveç rrugës së Thethit në Dukagjinit pjesa më e madhe e tyre në të gjithë Shqipërinë janë hapur prej ditësh dhe janë tyë kalueshme u shpreh shefi i emergjencave civile. Bllokimi i rrugës së Thethit nga bora dhe ngricat ka bërë që jo vetëm të ketë një izolim të banorëve atje por të bie ndjeshëm edhe numri i turistëve të huaj të cilët preferojnë turizmin malor dhe një destinacion i kërkuar është edhe Thethi.