Rritet bilanci negativ nga tërmeti, pasi dy banorë të tjerë të Thumanës, nënë e bir janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e godinës që i zuri poshtë në orët e para të ditës së sotme.

Thumana ka qenë një nga zonat më të goditura nga tërmeti pasi shembja e pallateve mori disa jetë njerëzish.

Mësohet se viktima janë dhe nënë e bir në Thumanë, ku at fatkeqësisht ata i ka zënë poshtë tavolina e bukës.Viktimat janë Sardi Cukaj dhe Mira Cukaj nënë e bir. Ndërsa po kërkohen prindërit e 25-vjeçarit që shpëtoi më herët.

Pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht, kjo 30-vjeçare ka humbur vajzën e saj 8-vjeçare rreth 2 orë më parë.

Artikulli paraprakLUTJE DHE SOLIDARITET NË SHKODËR, MBAHET MESHË PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI
Artikulli tjetërMINISTRI I JASHTËM: DY VËLLEZËRIT KOSOVARË NË DURRËS VDIQËN, AMBASADORI: ISHIN NË NJË DHOMË