Shkon në 8 numri i të vdekurve dhe në 750 i të plagosurve si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën, sipas televizionit shtetëror iranian. Shkaqet e zjarrit në qytetin e portit janë ende të pa identifikuara.

“Incidenti shkaktoi vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 750 të tjerëve”, tha politikani iranian, Eskandar Momeni nga vendi i ngjarjes, duke shtuar se priten përforcime nga Teherani dhe qytete të tjera. “Shpresojmë të shuajmë zjarrin në orët në vijim”, shtoi më tej ai.

“Intensiteti i zjarrit në portin Shahid Rajai është rritur dhe ka të ngjarë të përhapet në zona të tjera dhe kontejnerë të tjerë”, raportoi televizioni shtetëror.

Artikulli paraprakVOTA E DIASPORËS, KREU I KQZ, CELIBASHI: RRETH 22% E FLETËVE JANË KTHYER NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërUSHTROI DHUNË NDAJ NËNËS, ARRESTOHET 36 VJEÇARI NË MALËSINË E MADHE