Shoqata e Ish-të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë nuk i bashkohet nismës së kreu i Institutit të Integrimit të Përndjekurve Bilal Kolës për themelimin e partisë “Aleanca Popullore për Drejtësi”.

Bordi drejtues i shoqatës, i cili përbëhet prej 30 anëtarësh në të gjithë vendin, ka vendosur që të mos mbështesë lëvizjen e re politike për disa arsye. Paqartësitë e shumta të themelimit të kësaj partie si dhe mundësia e pozicionimit të saj majtas ka bërë që ish-të përndjekurit të dalin kundër kësaj nisme. Gjatë së shtunës, në sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë është organizuar Konventa Kombëtare e lëvizjes më të re politike “Aleanca Popullore për Drejtësi”, e cila synon që të përfaqësohet në zgjedhje nga Ish-të Përndjekurit Politikë, Pronarët dhe Diaspora. Në këtë konventë, përfaqësuesit e Shoqatës së ish-të përndjekurve nuk kanë marrë pjesë duke u distancuar nga nisma.

Artikulli paraprakBANORËT E STADIUMIT, ANULLOHET PROTESTA
Artikulli tjetërMINISTRI BEQAJ INSPEKTON INVESTIM NË SPITAL