Krimi – Itali, rusi masakron me thikë një shqiptar

Një burrë u gjet i vdekur pak para orës 9 të mëngjesit të sotëm (7 nëntor) në afërsi të pallatit të sportit në Viarregio të Italisë. Raportet paraprake konfirmuan se viktima ka gjetur vdekjen pas goditjeve me një thikë, duke i çarë arterien karotide. Vrasësi menjëherë pas krimit u largua nga vendi i ngjarjes. Kalimtarë të rastit lajmëruan policinë dhe ambulancat, por kur ato mbërritën në vendngjarje, burri tashmë kish ndërruar jetë. Viktima është një pa strehë me origjinë nga Shqipëri. I është goditur disa herë. Policia ka identifikuar autorin e krimit, i cili dyshohet të jetë një person me kombësi ruse, i cili është shoqëruar në komisariat bashkë me disa dëshmitarë. Viktima dyshohet të jetë i moshës 40 vjeçare, por po punohet për identifikimin e plotë të tij. Përveç se në pjesën e gjoksit, viktima ka plagë thike në fytyrë dhe dëmtime të tjera në kokë. Trupi u transportua në morgun e spitalit “Versilia”, ndërsa autopsia do të japë shkakun përfundimtar të vdekjes.