
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ndërmori sot një aksion në restorantin “Brazili”, në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, pas informacioneve që aty thereshin kafshë, veçanërisht të imëta.
Trupa inspektuese nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ajo Rajonale e AKU konstatoi 348 kg mish dhe 35 qengja të therur në një dhomë frigoriferike, të pavulosura e pacertifikuara. Për këtë arsye, AKU dyshon se kafshët thereshin në ambientet e restorantit duke e gjobitur me 200 mijë lekë.
Ministria e Bujqesise ka kerkuar qe te vazhdoje kontrolli intensiv dhe te intensifikohen inspektimet, jo vetem ne thertore e dyqane mishi, por edhe ne restorante dhe çdo vend tjeter ku konsumohet ushqim.