Ndryshe nga i raportua një ditë më parë për përfundimin e aksionit të IKMT për shembje, në Theth po vijon ende ky aksion.
Kjo godinë 3 katëshe prej mëngjesit të së martës është rrethuar me policisë dhe nga forcat e ushtrisë.

Në pamundësi për shembjen me fadrome, forcat e ushtrisë do kryejnë shpërthim të komanduar, për ti dhënë fund në këtë mënyrë aksionit të dhembjeve në Theth. Banorët thonë që kjo shembje mund të rrezikojë të gjithë zonën, bujtinat përreth por mbi të gjitha mund të dëmtojë ujin që rrjedh në “Kronin e Micanve” burim që furnizon të gjithë zonën dhe gjithashtu një zonë e njohur turistike.

Pavarësisht kësaj aksioni do të vijojë ndërsa paraprakisht nga forcat e ushtrisë po ndërhyhet në godinë për të minimizuar dëmet. Në total që nga nisja e këtij aksioni janë shembur mbi 70 objekte ndërsa në vijim pritet që forcat e ushtrisë të zbarkojnë në Theth për pastrimin e çdo pëllëmbë tokë të shembur , sipas urdhërit të kryeministrit Rama .

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBECI: BIZNESET PO REAGOJNË, LIGJI DO ZBATOHET DERI NË FUND
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS AKSIONI PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE