Një shtetase çeke është rrëzuar aksidentalisht me motor, pasditën e sotme rreth orës 17:30 gjatë një vizite turistike në Thethë. Policia në njoftimin e saj zyrtar për mediat bën me dije se kjo shtetase është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësorë, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i Policisë: Informacion Paraprak Më datë 07.07.2016, rreth orës 17:30 në vendin e quajtur Thethë njësia administrative Shalë Bashkia Shkodër ,është rrëzuar aksidentalisht me motorr një shtetase Çeke, J.B, 42 vjeçe. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca . Si pasojë është dëmtuar kjo shtetase e po merr ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Veprimet po kryhen me grup hetimor, në përfundim do jepet informacion i plotë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, RAMA: PD-ja BËRI PROPOZIM TË RI APO AVAZIN E VJETËR?!
Artikulli tjetërAKSIDENT NË MALËSI TË MADHE, VDES 55-VJEÇARI