Pika turistike e Theth është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në veri të vendit, duke pritur çdo vit vizitorë të shumtë nga e gjithë bota. Edhe ky fillim i sezonit turistik veror duket i mbarë, ndonëse jemi ende në muajin maj. Turistë nga vende të ndryshme të botës po vizitojnë Thethin.

Operatorët turistikë thonë se janë gati për të pritur turistë, ndërsa kanë mbërritur edhe vizitorë nga Izraeli.

Pika turistike e Theth mbetet kartolina më e bukur e promovimit të veriut të Shqipërisë në mediat botërore, duke tërhequr mbi 80% turistë të huaj nga vende të ndryshme të botës.

Artikulli paraprakPANAIRI I PUNËS DHE I KARRIERËS
Artikulli tjetërLICEU “JORDAN MISJA” KONCERT NË LEZHË