Edhe pse kalendari shënon tetorin, Thethi vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në veri të vendit. Grupet e turistëve nga vende të ndryshme të botës vazhdojnë të mbushin bujtinat dhe shtigjet malore. Mes vizitorëve të shumtë, këtë periudhë janë edhe turistët nga Izraeli, të cilët udhëtojnë në grupe të mëdha, kryesisht me makina, duke përshkuar jo vetëm Thethin, por edhe destinacione të tjera në Shqipëri.

Për disa prej tyre, kjo është vizita e parë në Theth. Helena, e ardhur nga Izraeli, thotë se ajo që e ka impresionuar më shumë është natyra dhe mikpritja e banorëve. Por krahas bukurive natyrore, turistët evidentojnë edhe problematika që, sipas tyre, kërkojnë më shumë vëmendje. Një çift nga Gjermania, që viziton për herë të parë Thethin, është impresionuar nga peizazhi, ndërsa sugjeron më shumë kujdes për pastërtinë.

Edhe bashkëshortja e tij e vlerëson natyrën e Thethit dhe përmirësimet në infrastrukturë, por veçon problemin e mbetjeve. Me temperaturat e larta përtej normales së kësaj periudhe, por edhe me fluksin e turistëve që vijon të jetë i lartë, Thethi po dëshmon se sezoni turistik në veri nuk mbyllet me fundin e verës. Bukuria e Alpeve, mikpritja dhe natyra vazhdojnë të tërheqin vizitorë nga e gjithë bota, ndërsa për turistët sfidat mbeten infrastruktura, shërbimet dhe menaxhimi i mbetjeve.

https://youtu.be/CRCqeoLRdNc

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTRAJTIMI I QENVE ENDACAK, SFIDAT DHE ZGJIDHJET
Artikulli tjetër“SHTYPI NË SHKODËR DERI NË VITIN 1920”