Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e Re, nga Franca në Austri e Gjermani, turistë nga çdo cep i globit e kanë vendosur këtë fshat piktoresk në listën e tyre të vendeve më të dashura , dhe arsyet janë të pafundme. Të apasionuarit pas hiking-ut e gjejnë Thethin si një strehë të përsosur për të eksploruar shtigjet malore. Thethi është një kombinim perfekt i natyrës së paprekur, traditës dhe mikpritjes shqiptare.

Thethi ofron edhe mundësi të reja për aventurierët. Një zip line spektakolar i jep mundësinë vizitorëve të shohin nga lart panoramën e fshatit dhe të ndiejnë adrenalinën mes maleve, duke e bërë përvojën edhe më të paharrueshme.

Me bukuritë natyrore që mahnisin dhe aventurat që të ngjitin adrenalinën, Thethi vazhdon të fitojë zemrat e turistëve nga çdo e gjithe bota.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“KOHA, RINIA DHE MORALI NË PESHOREN E ISLAMIT”
Artikulli tjetërLEZHA FESTON “DITËN E SHTEGTARIT”