Debora ka thuajse izoluar Thethin , teksa aksi Boge-Qafe Thore eshte i pakalueshem prej me shume se nje jave.

Deri ketu mund te vish me foristrada te pershtatshme per terrene malore ndersa me tej nuk mund te avancosh. Prefekti i Qarkut Shkoder Çesk Millja se bashku me drejtorin e Autoritetin verior te rrugeve Shkelqim Sterkaj , ishin ne kete zone per te inspektuar nga afer terrenin ndersa shprehen angazhimin per te dislokguar mjetet ketu dhe bere te mundur zhbllokimin e rruges Boge-Qafe Thore – Theth, brenda javes. “70-80 milion leke te vjetra mjaftojne qe rruga drejt Thethit te qendroje e hapur gjate gjithe vitit , nuk ka asgje te pamundur, ketu mungon vetem vullneti” shprehet keshtu Engjell Radohina , nje prej banoreve qe ka biznes ne zonen e Thethit.

Ai thote se problemi duhet te gjej zgjidhje sot me shume se asnjehere pasi atje tashme jetojne nje numer i konsiderueshem familjesh te cilet kane investuar ne bujtina dhe jane kthyer me deshiren per te mos braktisur vendlindjen Rruga drejt kthimit , mes maleve , humnerave, akullit dhe debores se dendur eshte e frikshme ndersa drejtuesi i mjetit tregon se akset malore jane shnderruar ne akse vdekjeje, kjo per shkak te mungeses se vemendjes institucionale Ne ikim nga aks duke mos patur asnje mundesi per te shkuar drejt Thethit, per shkak te bllokimit te rruges, teksa banoret atje vijojne te jene ne meshire te natyres dhe angazhimit te institucioneve