Zona turistike si Thethi apo edhe të tjera që do jenë pjesë e parkut kombëtar të alpeve kani nisur që të shndërrohen në vende të papranueshme përsa i përket modelit të disa shtëpive apo bujtinave të ndërtuara vitet e fundit.

Qeveria thotë drejtori i agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura do të ndërhyjë për të rikthyer ndërtesat tradicionale me gurë.Problem që ka nisur të shfaqet në Theth apo zona të tjera të mbrojtura janë edhe ndërtimet pa leje të cilat nuk mund të lejohen të vazhdojnë thotë Dedej.Qeveria do të ndërhyjë teksa po bëhet edhe një inventarizim se sa është numri i ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe se çfarë do të bëhet me to.Agjencia kombëtare e zonave të mbrojtura dhe ministria e mjedisit prej kohësh kanë nisur krijimin e parkut kombëtar të alpeve që do përbëhet nga Valbona e Tropojës dhe pjesa e Thethit dhe Kelmendit për të patur një strategji të përbashkët zhvillimi kryesisht në fushën e turizimit por edhe mbrojtjen e tyre.