Policia dhe strukturat e shtetit po bejne masaker ne Theth. Mbi dhjetra milion leke gjoba dhe ndjekje penale per banoret e fshatit duke mos i lene ato te investojne ne kullat e trashiguara mbi 100 vjecare. Kjo me argumentin se nuk kane çertifikata pronesie, ndonese ato prej 27 vitesh rropaten nga njera zyre e shtetit ne tjetren per t’iu njohur prona e trashiguar.

Per kete arsye nje perfaqesi e banoreve te Thethit kane kerkuar takim me kryebashkiaken e Shkodres per te shprehur shqetesimet e tyre. Sipas banoreve strategjia e rames per te sjelle investitor te huaj ne theth eshte e pakuptimte pasi jane banoret e thethit ato qe duhet te jene perfituesit e pare nga turizimi dhe jo te jene skllever ne token e tyre. 

Takimi i banoreve me kryetaren e bashkise shkoder eshte mbajtur me dyer te mbyllura , ndersa mesohet se banoret do te vazhdojne takimet dhe reagimet duke kerkuar e mbeshtetje per ndertimin e Thethit, rikonstruksion te kullave shekullore, zhvillim, pritje sipas standarteve te ofertave turistike dhe integrim.