
Kjo e marte ka shënuar rikthimin e reshjeve të deborës në zonën e Thethit.
Që në orët e para ë mengjesit, reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjitha zonat malore të Qarkut të Shkodrës, duke na kujtuar se kemi hyrë zyrtarisht në stinën e dimrit. Administrata e Zonave të mborjtura ka publikuar një video në rrjetet sociale, të një prej segmenteve më problematike të kësaj zone pikërisht segmentin rrugore, Qafë Thore – Theth.
Reshjet mbërritën, por në këtë segment askush nuk u kujtua të ndërhynte për përmirësimin e infrastrkturës në këtë zonë e cila një vit më parë qëndroi për muaj të tërë e izoluar nga dëbora.
Këto reshje nuk kanë krijuar problematikë, përvec apelit për drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit në këtë zonë për shkak të rrëshqitjeve të mundshme, por me këto reshje, kanë lëshuar mesazhin e parë për banorët e zonës, dimri trokiti, dhe izolimi i zonës duket se do ti shoqërojë edhe gjatë këtij dimri, alpet e shqipërisë






