
Theu masen e sigurise arrest shtëpiak, ndaloeht Grigor Lamaj, 46 vjeçar nga Vlora. Ai eshte I dënuar në Itali në Milano me 8 vitë burg për organizatë kriminale dhe bashkëpunim dhe ndihmë në prostitucionin
Grigor Lamaj ishte në arrest shtëpie në prije të ekstradimit drejt italisë ku është dënuar me 8 vjet burg. Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg për Vepren Penale, “Organizatë kriminale në bashkëpunim, ndihmë dhe favorizim prostitucioni”, të prashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian. Ndaj ishte ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” por dje, më 4 shkurt 2018 rreth orës 23:30, në lagjen “Pavarsia”, në vendin e quajtur “Aulona”, në zonën e Skelës, është kapur nga shërbimet policore.
46 vjeçari banues në Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.






