Tiranë, thikë në makinë, pranga turkut, s’pranoi testin e alkoolit

Tiranë-Policia ka vendosur në pranga ditën e sotme një 29-vjeçar me origjinë turke. Sipas bluve të kryeqytetit, Baki Tas u ndalua për drejtim mjeti në mënyrë të gabuar, ndërsa nuk pranoi që të bënte testin e alkoolit. Pas kundërshtimit të policisë, 29-vjeçari u arrestua, ndërsa në makina gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një dorezë hekuri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRESTOHEN GAZETARET E BBC DHE ZERIT TE AMERIKES
Artikulli tjetërSHKATERROHET BANDA SHQIPTARO-BOSHNJAKE,SEKUESTROHEN 8 MLN EURO DROGE