QYTETARËT E KOSOVËS SENSIBILIZOHEN PËR TE REAGUAR NË KOHË NË RAST RREZIKU. Në Kosovë për herë të parë është shënuar dita Evropiane të Numrit Emergjent. Qytetarët e Kosovës të cilët mund të përballen me raste të ndryshme emergjente duhet të thërrasin në numrin 112.

Në shënimin e kësaj dite të organizuar nga  Agjencia për Menaxhim Emergjent në bashkëpunim me UNDP, u tha se provimi i numrit emergjent 112, e cila u mbajt në sheshin” Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka për qëllim vetëdijesimin  e fëmijëve të moshave të vogla. “Kemi menduar që një aktivitet si ky sot do t’i ndihmojë  të gjithë fëmijët dhe familjet për  të mbajtur vetëm një numër që duhet ta mbajnë në mend e ai është 112”, është shprehur Hoxhaj.