Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka lançuar në Bashkinë Shkodër thirrjen e dytë në mbështetje të bizneseve. Kjo thirrje është një mbështetje që kjo agjensi ofron për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjesve të vogla dhe të mesme për vitin 2025. Për drejtoreshën e kësaj agjensie, kjo është një mundësi e mirë për të gjitha bizneset që të përfitojnë fornde që synojnë promovimin dhe rritjen e cilësisë së bizneseve.

Florian Zekja, N/ Kryetar I shoqatës Pro Eksport Albania, shprehet se kjo thirrje është një mundësi shumë e mirë që i ofrohet si mbështetje bizneseve shqiptare.

Nga 1 milion në 1.5 milion lek të reja është fondi në dispozicion për bizneset për të përfituar nëërmjet kësaj thirrje e cila është e ndarë në disa kategori sipas fushave respektive. Ajo ka për qëllim mbështetjen e biznesit në promovim, trajnim dhe blerjen e paisjeve teknologjike në shërbim të tyre.

Artikulli paraprakQYTETARËT: TË SIGURTË ME KORSITË E REJA
Artikulli tjetërVLLAZNIA E FEMRAVE FITON 3-0 NDAJ PRISHTINËS