Në shenjë proteste ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, disa banorë të lagjes “3 Heronjtë” në qytetin e Shkodrës kërkojnë ndërhyrje emergjente në rrjetin e amortizuar elektrik, pasi po u rrezikohet jeta.

Ata bëjë thirrje për riparime emergjente, ndërsa thonë se i paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike. Në shumë raste dhjetëra banorë nuk kanë energji, ndërsa shkarkimet elektrike u kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa. Edhe më parë, banorët që jetojnë përgjatë rrugës Radohina në lagjen 3 heronjtë kanë kërkuar riparime në rrjetin energjetik, por ndërhyrjet kanë munguar. Jeta e tyre është në rrezik të vazhdueshëm, sidomos gjatë natës, pasi mungon edhe ndriçimi. 3 vite më parë, pikërisht në këtë kabinë elektrike humbi jetën një person.

Artikulli paraprakMIRATOHET PLANI I MBROJTJES SË BIODIVERSITETIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA FIRMOS ME 3 LOJTARË TË AKADEMISË U-19