Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas thirrjeve të një grupi tifozësh ‘Rama Ik’ mbrëmjen e djeshme në stadiumin ri e kombëtar në sfidën përballë Francës duke e cilësuar si jehonën e shqiptarëve. Basha i kërkoi Edi Ramës që të hapë rrugën dhe të largohet.

“Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve dje në stadium, mesazhi i qartë; i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar nga korrupsioni. Hap rrugën, nuk është më vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë.

Bën mirë ti vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapësh rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës që janë dhe zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur” tha Basha.

E ndërsa Basha kërkoi largimin e Edi Ramës, edhe baza kishte kritika për liderin demokrat për mënyrën drejtimit. Një demokrat lezhjan i kërkoi Lulzim Bashës që të mos bëjë koalicion me LSI-në.

“Baza kurrë nuk është për koalicionin me LSI-në” tha ai. Por Basha ndërhyri me shpejtësi për ta ndaluar të vijonte më tej duke i thënë se ‘Kemi ngatërruar takimet, kjo i takon takimit të partisë në orën 14:30″.

Artikulli paraprakPASTROHET BREGDETI I SHËNGJINIT
Artikulli tjetërKUSHTETUESJA KA NË TAVOLINË 110 DOSJE PËR SHQYRTIM