Thyen banesa e vodhën 20 000 euro sende me vlerë, pranga çiftit shqiptar

 

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë, ndërsa një i tretë është arrestuar më herët, pasi japë përfshirë në dhjetëra vjedhje. Mediat italiane bëjnë me dije arrestimi i çiftit të shqiptarëve është kryer në Pesaro në bashkëpunim me policinë e Barit dhe të Ravennas. Në pranga kanë përfunduar Edmond Lika, 23 vjeç dhe Beldiana Buna, 29 vjeç. Ata janë autor të grabitjes së një banese më 5 mars në Pesaro, gjatë të cilës kanë vjedhur bizhuteri dhe orët të shtrenjta, përveç makinës në pronësi të familjes së grabitur. Ata hynë në banesë nëpërmjet thyerjes së dritares. Shqiptari i tretë, pjesë e grupit është arrestuar më 25 janar të këtij viti. Megjithëse u pikasin nga policia në atë kohë, grabitësit arritën të largohen nëpër rrugica, por njëri prej tyre u arrestua. Mediat italiane shkruajnë se 23 vjeçari është arrestuar në momentin që po tentonte të largohej nëpërmjet portit të Barit në drejtim të Shqipërisë. Gruaja u arrestua në banesën e saj. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se çifti ka dërguar një pako me bizhuteri në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet një shoferi autobusi. Në pako kishte 49 bizhuteri, si unaza, vëthë, varëse e sende të tjera. Vlera totale e grabitjeve të zbuluara deri më tani ka shifrën e 20 mijë eurove.

Artikulli paraprakREZOLUTA PËR HARADINAJ,BE: NUK SHËRBEN NË NORMALIZIMIN E RAPORTEVE
Artikulli tjetërUSHTARI SHPËTON SHOKËT, POR MAKINA BOMBË I SHPËRTHEN PRANË